Studio Fabrika është një nga studiot e arkitekturës dhe interior dizajnit më të njohura dhe vizionare në Shqipëri.
Që prej vitit 2008, studio u themelua nga dizajnerja dhe artistja vizuale Rovena Agolli, e cila bashkë me ekipin e saj të talentuar të arkitektëve ka realizuar projekte në të gjithë Shqipërinë dhe së fundmi edhe jashtë saj.
Duke zhvilluar shumë projekte te dizajnit te hapësirave të brendshme dhe te jashtme, po ashtu edhe dizenjimin e relievit dhe projektimit urban, pasioni dhe krijimtaria e Studio Fabrikes shpalos një stil unik dhe një qasje autentike ndaj procesit të dizajnit, duke e lidhur atë ngushtë me ndjeshmërinë që ai përcjell.
Fokusi i studios është gjetja e mënyrave inovatore të të shprehurit në dizajn, krijimit të projekteve unike dhe ofrimit të një produkti final të kuruar në detaje.
Qëllimi i saj është të arrije përtej pritshmërisë së klientëve, duke realizuar projekte të një niveli të lartë.
Projekti interior i realizuar nga Studio Fabrika për Bazaart Boutique në Tiranë është tepër i arrirë. Përqasje e tyre inovative dhe kujdesi për detajet kanë ndikuar pozitivisht në biznesin tim, duke krijuar një hapësirë luksoze dhe mikpritëse që përshtatet në mënyrë të përsosur me atë çfarë butiku jonë dëshiron ti ofrojë klientit.
Puna e jashtëzakonshme e Studio Fabrika në projektin e realizuar për Proper Pizza, ka ndikuar plotësisht në krijimin e një identiteti unik për biznesit tonë.