Scroll Top
Rruga "Dervish Hima", Rezidenca “Ambasador 3”, kati 17, nr. 134, Tiranë, Shqipëri

Shërbime

OFROJMË SHËRBIMIN MË cilËsor

Në Studio Fabrika, ne dizenjojmë dhe rikonceptojmë hapësirat tuaja duke kombinuar krijimtarinë dhe funksionalitetin. Që prej themelimit tonë në vitin 2008 në Tiranë, Shqipëri, jemi përkushtuar për të ofruar zgjidhje dizajni unike. Gama jonë e shërbimeve të ndryshme përfshin duke filluar që nga Konsultimi i Dizajnit Interior, Planifikim Hapësirash, Zhvillim Konceptual, Prokurim të Mobiljeve dhe Dekorit, Menaxhim Projekti, Shërbime Rindërtimi dhe Rimodelimi, si dhe dhe Dizajn Interior Komercial. Me një pasion për inovacionin dhe një përkushtim të palëkundur për vizionet e klientëve tanë, Studio Fabrika është partneri juaj në transformimin e hapësirave tuaja në një dizajn mbresëlënës dhe mbi të gjitha funksional.

Konsultim i Dizajnit Interior
Shërbimi ynë i Konsultimit në Dizajnin Interior ofron udhëzim të personalizuar nga ekspertët e fushës, duke siguruar një qasje bashkëpunuese në kuptimin e preferencave unike të klientit dhe përkthimin e tyre në koncepte tërheqëse dhe funksionale të dizajnit.
Planifikim i hapësirës
Studio Fabrika ju ofron rezultate të larta përsa i përket Planifikimit të Hapësirave, duke krijuar organizime të mirëmenduara që optimizojnë funksionalitetin duke transformuar hapësirat në mjedise harmonike që përmbushin nevojat estetike dhe praktike.
Zhvillim Konceptual
Në fushën e Zhvillimit Konceptual, fuqia kreative e Studio Fabrika del në pah duke konceptualizuar dhe sjellë ide inovative të dizajnit që shkojnë përkrah me vizionin e klientëve tanë, duke i përkthyer ato në përvoja hapësinore tërheqëse dhe unike.
Prokurim i Mobiljeve dhe Dekorit
Studio Fabrika siguron dorëzimin e projektit duke menaxhuar dhe proçesin e Prokurimit të Mobiljeve dhe Dekorit nën një kujdes të hollësishëm, duke plotësuar hapësirat tuaja me të gjithë detajet e nevojshme.
Menaxhimi i Projektit
Me një përkushtim për precizionin dhe efikasitetin, Studio Fabrika ofron shërbimin e Menaxhimit të Projektit, duke mbikëqyrur kështu çdo detaj të procesit të dizajnit për të siguruar realizimin 100% të vizionit të klientëve tanë për hapësirat e tyre.
Shërbime Rindërtimi dhe Rimodelimi
Studio Fabrika transformon hapësirat duke sjellë komplet një qasje të re në mjedise në sajë të kombinimit të dizajnit inovativ dhe kujdesit në detaje, krijuar hapësira që shkojnë paralel me funksionalitetin dhe pamjen estetike.
Dizajn Interior Komercial
Të specializuar në Dizajnin Interior Komercial, Studio Fabrika sjell në treg një qasje strategjike dhe vizionare në krijimin e hapësirave që jo vetëm reflektojnë identitetin e bizneseve, por edhe përmirësojnë funksionalitetin, duke krijuar mjedise që frymëzojnë produktivitetin dhe lënë një përshtypje tepër pozitive tek klientët e biznesit.
Proçesi i punës
Konsulta Paraprake
Takimi me klientin për të diskutuar kërkesat, preferencat dhe buxhetin e tyre. Gjatë këtij takimi, kuptohet qartë vizioni i klientit mbi projektin.
Propozimi dhe marrëveshja
Studio Fabrika përgatit një propozim të detajuar ku përfshin qëllimin e projektit, shërbimet që do të ofrohen, rezultatin e pritshëm dhe kostot e parashikuara të projektit. Të dyja palët mund të negociojnë mbi kushtet e kontratës me qëllim finalizimin e marrëveshjes.
Zhvillim Konceptual
Zhvillimi i koncepteve kryesore të dizajnit të përdorur dhe prezantimi i tyre tek klienti për të marrë feedback-un e tij. Përcaktimi përfundimtar i konceptit të zgjedhur.
Dizajni
Punimi me detaje i konceptit fillestar të dizajnit dhe shtimi i elementëve për ta kompletuar atë. Marrja e konfirmimit nga klienti.
Ndërtimi dhe Implementimi
Pikënisja dhe përfundimi i proçesit të ndërtimit dhe rinovimit. Koordinimi me të nënkontraktuarit për tu siguruar që dizajni është duke u implementuar sipas planit.
Instalimi i Mobiljeve dhe Stilimi
Instalimi i të gjithë elementëve të mobilimit dhe stilimi i hapësirës për të arritur rezultatin e dëshiruar estetik.
Prekja finale dhe Aprovimi i klientit
Ky proçes realizohet së bashku me klientit në mënyrë që të sigurohemi që kërkesat e tij janë arritur 100% sipas pritshmërive. Realizimi i detajeve apo ndryshimeve të vogla.
Përfundimi i projektit dhe dorëzimi
Prekjet përfundimtare të projektit dhe dorëzimi i projektit final tek klienti.