Scroll Top
Rruga "Dervish Hima", Rezidenca “Ambasador 3”, kati 17, nr. 134, Tiranë, Shqipëri

Scanderbeg Vip Lounge

Koncepti
Scanderbeg Vip Lounge, vjen si një përqafim eterik i një hapësire të stolisur me jehonën e shpirtit të paepur të heroit Gjergj Kastriot Skenderbeu.
Dizajni i këtij interieri shpalos si një rrëfim magjik, çdo element të kuruar me përpikmëri, për të treguar trimërine e Skënderbeut, duke krijuar një rrëfim të gjallë historik, të prezantuar me elegancë për çdokënd që ta përjetojë.
Portreti i heroit në hyrjen kryesore, i gdhendur me mjeshtëri dhe pasion nga artistët tanë, të bën të përfshihesh në këte pasion për historinë tonë. Konturi i Kalasë së Kaninës, shpaloset përgjatë murales në hyrje të sallës. Silueta e Kalasë së Kaninës nuk është vetëm një spektakël vizual por është një homazh për rrënjët e thella, një tribut për qytetin që lindi legjendat. Ndriçimi i dedikuar për këtë murale e bën atë një element të fortë të interierit.
Gjatë realizimit të projektit u perdorën elementët metaforike, duke ndërthurur simbolizmin për të mbushur qetësisht hapësiren me një kuptim më të thellë që rezonon me narrativën e synuar.
Materiali i drurit është zgjedhur si një material që simbolizon unitetin që ai farkëtoi në krahinat e Shqipërisë. Çdo kolonë e drunjtë si një rojtar i historisë, pëshpërit rrëfime të unitetit dhe qëndrueshmërisë.
Viti

Leave a comment